ISIS, plan sulmi në qytetin ku luan Kombëtarja

Organizata terroriste ISIS po planifikon të sulmojë Marsejën, pikërisht qytetin ku më datë 15 qershor luhet takimi mes Francës dhe Shqipërisë.

Alarmi jepet nga gazeta britanike “The Sun” e cila ka informacione se kjo organizatë terroriste synon të bëjë një masakër të ngjashme me atë të Parisit në qytetin që cilësohet me rrezikshmërinë më të lartë në Francë.

Burime policore konfirmuan për këtë gazetë se në një laptop që ishte përdorur nga Salah Abdeslam, organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel, ekzistonte një plan për të sulmuar tifozët anglezë që do të mblidheshin në Marsejë më 11 qershor për ndeshjen kundër Rusisë. Frika e policisë angleze është se ndjekësit e Abdeslam janë të vendosur të ndjekin këtë plan ndonëse terroristi është arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve paraprake, plani përfshin shpërthime vetëvrasëse, sulme me Kallashnikovë apo edhe përdorimin e dronëve për të bërë masakër mes tifozëve në zonat e grumbullimit të tyre në qytet. Në laptopin e sekuestruar nga policia belge, u gjendën foto dhe të dhëna rreth zonës historike të “Portit të Vjetër” në Marsejë, ku pritet të mblidhen pjesa më e madhe e tifozëve gjatë ndeshjeve që luhen në këtë qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marsejën vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli­-Rusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?