Islami: Hashashi fitoi zgjedhjet në Dibër

Për deputetin e Partisë Demokratike, Kastriot Islami, humbja e dytë radhazi e të djathtës në Dibër, është shkak i blerjes së votës me paratë e drogës nga qeveria.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora News, Islami tha se “e majta përdori të gjithë elementët për të fituar”

“ Një deklaratë të parë lidhur me zgjedhjet e bëri kryetari i PD, Basha që janë konturet e qëndrimit që unë besoj se do detajohet në ditët në vijim. PD ka pasur një kandidat shumë të mirë. Jo vetëm që erdhëm pas një kandidati që u largua për shkak të një skandali por e djathta në krahasim me 2015-n rezulton e unifikuar, pra nëse më parë ka pasur 4 kandidatë tani kishte vetëm 1, sepse 3 kadidatët e tjerë një vit më parë morën nga 1600 vota. Marrëdhëniet brenda koalicionit të mazhorancës kanë qenë të dukshme problematike, mes PS e LSI, midis LSI e PDIU, e brenda socialistëve. E vetmja komponente që rezulton jashtë analizës politike është ajo që unë e quaj regjimin e oligarkisë të krimit dhe banditizmit, këtë radhë ka shtuar një komponent që e ka përdorur në mënyrë kapilare, është ajo e kartelit të drogës, apo e kultivitimit të kanabisit. Jua them me detaje se si ka funksionuar ky mekanizëm për të justifikuar këtë lloj rezultati i cili në një analizë normale politike në një bastion të së djathtës duhet të shkonte në një rezultat rreth 3-10% në favor të kandidatit të djathtë” tha Islami

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?