Islami: Pushime serioze, qeverisje karagjoze

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, ishte me pushime në Theth kur mori lajmin se kryeministri Edi Rama e kishte “thumbuar” në një intervistë.

I pyetur nga gazetari për mundësinë e një aleance mes PD dhe PS, Rama tha se kjo mund të ndodhë kur Kastriot Islami të bëhet “Pretty Ëoman”.

Islami është përgjigjur duke thënë se kjo qeveri po bën pushime serioze, edhe pse është një qeverisje karagjoze.

Ai publikon disa foto nga akuzat për pushimet luksoze të Saimir Tahirit, foto nga “pushtimi” i vilës qeveritare në Dhërmi nga vajza seksi, ndërkohë që presidenti Bujar Nishani pushon në Shëngjin në një hotel privat.

“Pozojnë në mediat e tyre: Pushime Serioze! Qeverisje Karagjoze! Foto të bëra vetë për pozim dhe të publikuara po vetë. Lajme të nxjerra po vetë nga mediat e tyre…” shkruan Islami.

SHKARKO APP