Ismail Kadare, pro marrëveshjes për emigrantët:”Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuara…”

(FILES) This file photo taken on February 08, 2015 shows Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP in Jerusalem. The Swedish Academy stunned the world last year when it awarded the Nobel Literature Prize to US counter-culture icon and rock star Bob Dylan. This year, experts say, the laureate will be more conventional. / AFP PHOTO / GALI TIBBON

Në një intervistë për italianen “La Stampa”, shkrimtari Ismail Kadare është shprehur “pro” marrëveshjes me Italinë për emigrantët që do të strehohen në Shqipëri ku ka theksuar se nuk sheh asnjë të keqe dhe se është normale lëvizja e njerëzve.

“Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: Janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje? Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, është shprehur Kadare.

Po ashtu ai i ka cilësuar si lojëra pushteti diskutimet që po bëhen për këtë marrëveshje.

“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato, protesta dhe lojëra pushteti”, tha Kadare.

Kjo qëndrim i Kadaresë vjen në një kohë kur marrëveshja mes dy qeverive është bërë tema e nxehtë e politikës shqiptare.

SHKARKO APP