Ismail Morina kërkon televizor në qeli, për të ndjekur ndeshjen

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, i cili u arrestua sot nga Policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje, ka bërë një kërkesë në Policinë e Tiranës që të pajiset me një televizor.

Morina me shumë gjasa do të kalojë shumë ditë në qeli, para se të dalë në gjykatë dhe nuk do të ketë mundësi tjetër për të ndjekur ndeshjen e nesërme, ku Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Në këtë mënyre, Morina ka kërkuar një televizor në qeli për të ndjekur ndeshjen.

Mirëpo, ka shumë pak gjasa që kërkesa e tij të merret në konsideratë nga ana e policisë.

Ballisti u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia, pas një kontrolli të bërë në mjetin e tij, ku u gjetën dy armë zjarri dhe 37 bileta për ndeshjen e nesërme.

SHKARKO APP