Ismail Qemali-Vlonjatëve: Merrni armët që të mbrojmë qytetin ndaj armiqëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2018

Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të premten e 17 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me apelin e Ismail Qemalit drejtuar vlonjatëve me qëllim mbrojtjen e qytetit ndaj armiqve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ngjarjet e Shqipërisë

Durrësi është gati të mbrohet

 

Thirrja e Qemal pashait

Vlorë, 15 korrik, ora 10 e mbrëmjes.

Sot, Ismail Qemali thirri popullin e Vlorës dhe i kërkoi atij të vrapojë me armët në duar për të mbrojtur qytetin kundër armiqve që po përparonin. Thirrjet “Rroftë lufta ! Rroftë Shqipëria ! Rroftë mbreti Vid !” shpërthyen menjëherë në të gjitha anët.

Një komision u formua për të shpëtuar refugjatët që vinin nga zonat e pushtuara nga rebelët dhe për të siguruar mbështetjen e familjeve të mbrojtësve të qytetit.

Nga Korça, Tepelena, Berati dhe Fieri mbërrijnë turma refugjatësh. Këta tregojnë se skena të dhimbshme (zjarre dhe masakra) kanë ndodhur në zonat e tyre. Trupat shqiptare të këtyre garnizoneve mbërrijnë në mënyrë të çrregullt, të lodhura tmerrësisht.

 Na thonë se Epirotët (gazeta e ka fjalën për grekët) kanë pushtuar ‘Lokatin’, 5 orë nga Vlora.

SHKARKO APP