Ismet Drishti: Autori u identifikua, nuk po kapet
15 persona me kapuça dhe sende të forta pasi dolën nga ambientet e “Zjarr TV”, dhunuan barbarisht gazetarin dhe pronarin e këtij televizioni, Ismet Drishtin. Edhe pse autori është identifikuar, policia ende nuk e ka kapur.
“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, thotë Drishti.
Gazetari thotë se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk beson në zbardhjen e ngjarjeve. “S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i trresh vetë, u bo hera e dytë”, shprehet gazetari.
Për dhunimin e tij reagoi edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive duke e cilësuar rastin alarm për lirinë e medias në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

