Itali/ Fëmija 15 muajsh i një çifti shqiptar mbytet në legenin me ujë

Mediat italiane kanë raportuar për humbjen e jetës së një fëmije 15 muajsh, i cili është mbytur në legenin me ujë. Ndonëse përpjekja e nënës shqiptare ka qenë e shpejtë, fëmija nuk ia ka dalë dot mbanë.

Pakujdesia i ka kushtuar jetën një foshnje 15 muajsh, fëmijë i një çifti shqiptar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Porto Recanati.

Nga sa është deklaruar në polici, fëmija ka humbur ekuilibrin dhe brenda pak çastesh ka përfunduar në një legen me ujë që gjendej në banesë. Ndërhyrja e nënës ka qenë e kotë, pasi fëmija nuk kishte më shenja jete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?