Itali/Homazhe për 43 viktimat, ngrihet flamuri shqiptar
Katër muaj pas shembjen së urës Morandi, ku humbën jetën 43 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në urë.
Në orën 11:36 pikërisht në momentin kur ndodhi tragjedia, nën tingujt e sirenave të anijeve dhe këmbanave të kishave qytetarët e Genovës kanë zbritur në heshtje dhe kanë shkuar në vendin ku ndodhen rrënojat e urës.
Të tjerë mbyllën dyqanet, makinat dhe autobusët ndaluan në rrugë në nder të viktimave. Gjatë homazheve, u ngrit edhe një flamuri i Shqipërisë, për të kujtuar dy viktimat shqiptare, Edi Bokrina, 28-vjeç dhe Marius Djerri, 22-vjeç. Për të shikuar pamjet e momentit të rrëzimit të urës Morandi në Genova.
KOHA JONË SONDAZH

