Itali, kapet shqiptari me 500 mijë euro kokainë
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 12:25
Policia italiane në Chieti arrestoi mbrëmë një shqiptar nga Durrësi 26 vjeç , banues në Emilia Romanja, mbi të cilin bie akuza e posedimit ilegal të drogës, për qëllime të shitjes.
Droga e llojit kokainë ishte ndarë në disa qese dhe nëse hidhej në treg vlen 500 mijë euro. Ndërsa bashkë me shqiptarin u prangos edhe një mik i tij italian 30 vjeç, raportojnë mediat italiane.
Shqiptari u dërgua në burgun e Chietit, në dispozicion të autoriteteve.

KOHA JONË SONDAZH

