Itali, një 29-vjeçar shqiptar aksidentohet rëndë me motor
Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur në një aksident në Livorno. Mediat në Itali raportojnë se i riu shqiptar po udhëtonte me motor, ndërsa ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke mbetur i bllokuar në hekurat e rrethimit të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur paraditën e së dielës rreth orës 11:20.
Shqiptari ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe ka një plagë të rëndë. Policia që ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

