Itali/ Për një fjalë e vrasin 45 vjeçarin
Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.
Shqiptari është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .
Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë me shumë gjasa shtetas shqiptarë. Pasi e kanë qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshoriy të saj.
Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

