Itali, shkatërrohet banda e drogës me shqiptarë
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 16:05
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge në Pulia. 20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Aksioni i antidrogës u shtri në Kieti, Gjenovë, Kampobaso dhe Foxha. Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia.
KOHA JONË SONDAZH

