Itali, shqiptarët sherr me armë në lokal, njëri hap zjarr kundër tjetrit

Për një kohë të shkurtër, është kaluar nga zënka me fjalë në përdorimin e armëve. Njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tjetrit.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të cilët janë grindur fillimisht në një bar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar, ku njëri prej tyre ka hapur zjarr në drejtim të bashkatdhetarit.

Shqiptari, banues në Monte Vidon Corrado u plagos me një plumb në këmbë duke përfunduar në spital në gjendje jo të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia vendase është në kërkim të autorit, ndërsa po shihen edhe imazhet e kamerave të sigurisë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?