Italia e kërkonte në botë, trafikanti kapet në Durrës

Shteti Italian e kërkonte nëpër botë por 41-vjeçari, Giovanni Di Cosimo u kap në Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian.

”Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Il L’atitante”, kapet i shumëkërkuari në Durrës. Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar”,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?