Italia kërkon Kreshnik Farrukun, Gjykata e liron nga burgu

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Sipas vendimit, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në ”arrest shtëpie”. Ai u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.

Ndaj 51-vjeçarit rëndojnë akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Kreshnik Farruku akuzohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine nga Amerika Latine.

I njohur edhe si kreu i klanit “Farruku” akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane kryesisht atij të Livornos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?