Italia merr në dorëzim kampet, koloneli në Gjadër: Në çdo rast do veprojmë si në Itali
Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër janë marrë në dorëzim nga autoritetet italiane dhe brenda javës së ardhshme pritet të hapen për të akomoduar emigrantet e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të azilit.
Koloneli italian për Mbrojtjen dhe Sigurinë në kampin e Gjadrit sqaroi për mediat se si do të ndiqen procedurat e azilit dhe si do të veprohet në rast të shkeljes së ligjit nga emigrantët. Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni, më 6 nëntor të vitit të kaluar, mbetet në fuqi për pesë vjet, me mundësinë e zgjatjes nëse rezulton e suksesshme.
”Ky është një territor i Shqipërisë ku shteti Italian do të zhvillojë aktivitetin e tij. Siç ndodh në Itali duhet të kemi kujdesin që këto kampe pa dyshim të kenë gjithçka. Nëse ndodh një incident mes emigrantëve duhet të ndërhyjmë në mbrojtje të tyre. Siç bëjmë në Itali do bëjmë edhe këtu.
Procedura e azilit ka një afat 28 ditor dhe brenda kësaj kohe duhet të ndodhin disa aktivitete në mënyrën më fliude të mundshem dhe brenda këtyre ditëve Komisioni duhet të dialogojë. Nëse vendimi nuk është pozitiv, nuk procedohet më tej. Nëse kërkesa për azil pranohet, nuk ka më motiv për ti mbajtur këtu. Është detyra jonë që t’i organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tyre”, tha koloneli.