Italia nis aplikikim e dozave të treta të vaksinës anti-COVID, ja kategoritë që përfitojnë

Duke nisur nga dita e sotme (datë: 20.09.2021), Italia do të aplikojë dozën e tretë të vaksinave për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor.

Mediat italiane thonë, se kjo masë pritet të aplikohet ndaj rreth 3 milionë personave. Ndërsa në dekretin e publikuar, thuhet, se nga data 15 tetor, doza e tretë e vaksinës anti-COVID do të bëhet me detyrim për rreth 23 milionë punëtorë.

Aplikimi i dozës së tretë shihet si një hap tepër i rëndësishëm për shtimin e imunitetit.

Ajo, duhet të administrohet të paktën 28 ditë pas dozës së dytë dhe sa më shpejt të jetë e mundur nëse kjo kohë ka kaluar tashmë.

Studiuesit janë të mendimit që aplikimi i dozës së tretë rrit imunitetin dhe të mbron ndaj varianteve të reja të virusit që janë në qarkullim.

SHKARKO APP