Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Italia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë deri më 31 mars 2022. Pas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë.

“Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5-ditore dhe tamponi negativ.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :

1. Pune

2. Shëndeti,

3. Studimi,

4. Urgjence,

5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,

8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/

2. Testi me rezultat negativ molekular (PCR) të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose antigjenit të kryer 24 orë përpara udhëtimit;

3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”.

Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga dita e sotme deri më 31 janar 2022.

SHKARKO APP