Itali/Aksidenti tragjik i familjes shqiptare, ndërron jetë pas nënës edhe djali 12 vjeç
Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Itali ku humbi jetën një 37-vjeçare shqiptare. Mësohet se pak orë pas aksidentit, ka ndërruar jetë edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Cona-s.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:00, mbrëmjen e së dielës në Padova, ku mbeti e vdekur në vend B.A. 37 vjeçe me banim në Barco. Kurse djemtë e saj E.A, 16 vjeç dhe D.A., 12 vjeç (ndërroi jetë pas disa orësh) dhe D.A, 2 vjeç, u transportuan në spital me plagë serioze. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte duke udhëtuar me mjetin e saj ‘Alfa 156’ bashkë me fëmijët, kur u përplas me një furgon ‘Mercedez Vito’, ku udhëtonin 6 pjesëtarë të një familjeje.
Dyshohet se shqiptarja rezidente në rrugën Argante ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si një kthesë e rrezikshme ku kanë ndodhur aksidente edhe më parë.
KOHA JONË SONDAZH

