Itali/Shqiptarja vdes në sy të 3 fëmijëve, burri ndjek ambulancën
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Një aksident me pasoja të rënda, i mori jetën gruas shqiptare pasi makina që ajo drejtonte u përplas me një makinë tjetër. Duke ju referuar mediave italiane, bëhet me dije se shqiptarja është një 37-vjeçare me iniciale A.B, rezidente në Ferrara.
Ajo po udhëtonte me tre fëmijët e saj, E.A, 16-vjeç, një fëmijë 2-vjeç, D.A dhe një 13-vjeç po me iniciale D.A. Gruaja vdiq në vend, në sy të tre fëmijëve. Shkak mendohet të ketë qenë dhe moti ishte i keq dhe lagështira e madhe.
Në një moment ajo ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonin një familje marokene.
3 fëmijët mbetën të plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Babai i tre fëmijë mbërriti në vend ngjarje, kur dhe ndihma e shpejtë ndërriti dhe ka pësuar gjendje shoku kur ka parë gruan në timon pa shenja jete, kurse ambulancën që merrte me barrelë njërin prej fëmijëve, vajzën.
I është turrur nga pas me vrap dhe i ka bërë thirrje të ndalonte, por ambulanca u largua, duke e lënë burrin në dhimbjen e madhe.







KOHA JONË SONDAZH

