Iu arrestua babai, jep dorëheqjen zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu

Menjëherë pas arrestimit të babait të saj për falsifikim vizash drejt SHBA, zv/ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Haxhiu ka marrë përgjegjësitë e saj morale, duke paraqitur menjëherë dorëheqjen.

Babai i Lorena Haxhiut, Eduard Haxhiu ishte mes 22 personave të arrestuar në operacionin “Crystal Eagle” për falsifikim pasaportash dhe trafikimit të klandestinëve jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ka ngritur ndaj 52-vjeçarit akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këto vepra penale i pandehuri është lënë në qeli, ndërkohë menjëherë pas aksionit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, ndërsa emri i saj është hequr edhe nga faqja e institucionit.

Ajo u emërua në ministrinë e Arsimit në shkurt 2019, pas një karriere disa vjecare në media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?