Iu gjetën arsenal armësh, gjykata lë në burg Gëzim Harokun
Gjykata ka vendosur masën ”Arrest me burg” për Gëzim Harokun, i arrestuari për arsenalin e armëve në Yrshek.
Prokuroria ngriti akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje lidhur me ngjarjen e ndodhur te kompleksi Eiffel, por kjo u kundërshtua nga Haroku.
Për armët, ai pretendon se i ka gjetur në një tunel në Kashar.
Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Më 19 qershor, policia zbuloi një arsenal armësh dhe municionesh luftarake në zonën e Yrshekut në kryeqytet.
Në pranga u vu pronari i banesës, Gëzim Haroku, i cili rezulton të jetë autor i plumbave drejt kompleksit Eiffel, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
ARMËT E SEKUESTRUARA
•1 mitraloz i lehtë
•7 kallashnikovë
•3 pistoleta
•2 armë automatike MP7
•1 pushkë me dylbi
•1 armë gjahu
•10 granata dore
•10 detonatorë
•10 kallëpe me tritol
•fitil zjarr-përcjellës
•një sasi fishekësh
•një automjet
•dy motorë sportivë
KOHA JONË SONDAZH

