Iu infektua kolegu në Durrës, mjeku: Nuk është koha për heroizma, personeli mjekësor është më i rrezikuar

Që prej nisjes së përhapjes masive të koronavirusit në të gjithë botën është krijuar në një situatë paniku. Në Shqipëri u regjistrua rasti i parë i një personi që humbet jetën pas infektimit nga koronavirusi. Vendi tashmë i prekur nga virusi ka sjellë edhe marrjen e masave drastike.

Në një lidhje më “ABC News” mjeku reanimator në Durrës, Sokol Peçnikaj, theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për veten dhe familjen, pasi sipas tij nuk është koha për heroizma.

Ai më tej theksoi se masat e marra në këtë situatë që gjendet vendi janë të domosdoshme.

“Maskat mos ti mbajnë poshtë mjekrës. Qytetarët të mos qëndrojnë pa maska dhe të shmangin grumbullimet e mëdha.

A mendoni se këto masa të marra nga qeveria janë adekuate?

“Në këtë moment këto janë masa tepër të nevojshme. Çdo person duhet të ruajë veten, familjen dhe të tjerët. Nuk është problemi të bëhen heroizmat në këtë situatë”.

Peçnika foli edhe për kolegun e tij i cili u infektua në Durrës.

“Personeli mjekësor është më i rrezikuar, ne jemi solidar dhe i themi të gjithë ekipit të mjekëve, policëve, të marrin masa të jashtezakoshme dhe instancat të pasijes me masat e duhura për tu ruajtur nga ky infeksion”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se janë të pajisur me masat e domosdoshme për personat që ende nuk dihen nëse janë të infektuar. “Maskat dhe dorezat janë, ndërsa veshjet speciale janë për raste të jashtëzakoshme”, theksoi ai.

SHKARKO APP