Ivanov letër OKB: Kosova dhe shqiptarët fajtorë për Kumanovën

 

Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës vijojnë të tendosen gjithnjë e më tepër, kjo edhe pas aksionit të fundit policor në Kumanovë, zonë e banuar kryesisht nga shqiptarë. Por janë autoritetet maqedonase të cilat kanë nisur një fushatë propagande anti-shqiptare dhe konkretisht anti-Kosovë.

Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, Presidenti Gjorge Ivanov u ka nisur një letër Presidentëve të shteteve anëtare të OKB-së, ku thekson se fajtorë për aksionin në Kumanovë, është Kosova dhe politikanët shqiptarë në vend.

Në letrën e Ivanov, e cila është e ndarë në disa pika sqaruese për ngjarjen e “Lagjes së Trimave”, nënvizohet pretendimi maqedonas se njerëzit që kanë ndërmarrë aksionin kanë qenë miq të ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës.

Ivanov përmes kësaj letre, nis në këtë mënyrë propagandën kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e fqinj se nuk ka ndërmarrë masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.

SHKARKO APP