Izolimi përgjysmoi aksidentet

Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë Covid-19, ka reduktuar me 54.5% numrin e aksidenteve rrugore përgjatë muajit prill krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Aksidentet kanë shënuar një rënie të ndjeshme numri i jetëve të humbura është reduktuar vetëm me 4 persona krahasuar me prillin e vitit 2019. Sipas INSTAT, muajin e kaluar kanë ndodhur 51 aksidente rrugore nga të cilat kanë humbur jetën 10 persona.

Ndikuar nga ndalim-qarkullimi për rreth dy muaj edhe shifrat për katërmujorin e parë të vitit 2020 kanë një rënie me rreth 33% dhe numri i të aksidentuarve përgjatë kësaj periudhe është ulur nga 630 që ishte një vit më parë në 427.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sjellja e drejtuesit të mjetit vazhdon të mbetet një problem pasi përgjatë muajit prill 84.3% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e tyre, duke u ndjekur nga aksidentet që vijnë si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Numri më i lartë i aksidenteve është shkaktuar nga mosha 25-34 vjeç, të cilët zënë 33.3% të rasteve edhe pse me një përgjysmim krahasuar me një vit më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?