Izolohet nga bora fshati në Dibër, banorët apel për ndihmë

Dibra është një prej qarqeve më të prekur nga reshjet e borës e për pasojë janë shfaqur problematika të ndryshme, kryesisht në bllokimin e rrugëve.

Fshati Gryknok është një nga fshatrat e izoluar për shkak të borës, trashësia e të cilës arrin në 50 cm.

Banorë ndodhen të bllokuar pasi rrugët janë të pakalueshme dhe kanë bërë apel për ndihmë. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pasi nuk kanë as rezerva ushqimore të mjaftueshme, për më tepër që në rast të emergjencave shëndetësore nuk kanë mundësi të lëvizin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?