Izraeli shtrëngon masat e mbrojtjes civile pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
Izraeli ka shtrënguar kufizimet e mbrojtjes civile në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore në Iran, njoftoi sot ushtria izraelite.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se vetëm aktivitetet thelbësore do të lejoheshin në të gjithë vendin – në përputhje me direktivat e reja të miratuara nga ministri i Mbrojtjes Israel Katz. Vendimi erdhi pas një vlerësimi të ri të kabinetit të sigurisë.
“U përcaktua që që nga sot, në orën 03:45 të mëngjesit, do të bëhen ndryshime të menjëhershme në udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Si pjesë e ndryshimeve, u vendos që të gjitha zonat e vendit të zhvendosen nga Aktiviteti i Pjesshëm dhe i Kufizuar në Aktivitet Thelbësor”, tha IDF në një postim në Telegram.
“Udhëzimet përfshijnë, ndalimin e aktiviteteve edukative, tubimeve dhe vendeve të punës, përveç sektorëve thelbësorë”, sipas njoftimit.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha se avionët amerikanë kishin sulmuar tre objekte bërthamore në Iran, duke përfshirë Natanz, Esfahan dhe objektin e pasurimit të uraniumit Fordow.
Izraeli nisi fushatën ushtarake më 13 qershor, duke thënë se synonte të parandalonte Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore – një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke thënë se programi i tij bërthamor shërbente vetëm për qëllime civile.
“Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Iran më shumë se një javë më parë, Teherani ka sulmuar qytete dhe objekte ushtarake izraelite me më shumë se 450 raketa”, sipas shifrave zyrtare izraelite.
Të dhënat gjithashtu tregojnë se mbi 400 dronë iranianë hynë në hapësirën ajrore izraelite gjatë kësaj periudhe.
“Një total prej 24 personash në Izrael janë vrarë dhe më shumë se 1 200 të tjerë janë plagosur në sulme”, sipas shifrave zyrtare. ATSH
KOHA JONË SONDAZH

