Ja anëtarët e KLP që do vlerësojnë kandidatët për SPAK
Është bërë përzgjedhja e anëtarëve të KPL që do vlerësojnë kandidatët, të cilët do kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion
Tartar Bazaj do të jetë anëtari i pestë i joprokuror i Komisionit të Posaçëm për Vlerësimin e kandidatëve të SPAK.
Tre kandidatë për anëtarë jo prokurorë ishin edhe Nurihan Seiti, Tartar Bazaj e Gent Ibrahimi.
Ndërsa nga ana e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është Besnik Canaj.
Kandidatët për SPAK do të përzgjidhen në baze të një kriteri pikëzimi.
Anëtaret e KLP-së do të kenë një afat 6 javor për të filtruar kandidatet nga ana profesionale dhe pas përfundimit të afatit dy javor do te zhvillohet intervista me kandidatet e kualifikuar.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha sekandidatët duhet patjetër të kenë titullin ‘Doktosh shkencash’ për të hyrë në garë.
Prokurori që kandidon për SPAK duhet të kalojë të dy proceset e vettingut. Pas themelimit të SPAK, do të zgjidhet kreu i saj nga prokurorët më të kualifikuar. Ndërsa Ibrahimi ka lënë të hapur mundësinë që SPAK do nisë fillimisht me pak se 10 anëtarë.
Misionet e asistencës ndërkombëtare do të monitorojnë procesin e intervistës së kandidatëve për SPAK.
Procesi do fillojë në datën kur dy rregulloret që u miratuan sot nga KLP do të hyjnë në fuqi.
KOHA JONË SONDAZH

