Ja arma me të cilën u ekzekutua Ibrahim Basha

Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, u ekzekutua me një snajper me precizion të lartë, edhe pse me kalibër të vogël. Kështu shkruan Panorama. E modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri, arma e modelit rus, një snajper Dragunov, është e kalibrit 7.5 milimetra. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes i kanë nxitur ekspertët të arrijnë në këtë përfundim. Burimet thanë se arma ka qëlluar më shumë se njëherë. Hetuesit mendojnë se Dragunovi përdoret nga vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, që vazhdojnë të jenë personat më të kërkuar në Shqipëri. Snajperi Dragunov është një armë zjarri me precizion të lartë qitjeje. E ndërtuar nga një armë me tytë të gjatë për t’u mbështetur në sup, mbi të cilën është montuar një dylbi e shkallëzuar. Dylbia është paralele me tytën e armës dhe qendra e shikimit të saj përputhet me vendin ku godet plumbi pas qitjes nga arma. Dylbia është e lëvizshme për të siguruar përputhjen e këndit të saj në lidhje me distancën në të cilën ndodhet objektivi. Për të siguruar një saktësi sa më të lartë në arritjen e objektivit, disa snajpera kanë edhe këmbalec mbështetës, por në këtë rast nuk kishte.

SHKARKO APP