Ja çfarë bënë tifozët shqiptarë në disa qytete pas humbjes katastrofike

 

Në Elbasan nuk pati incidente dhe tifozët u shpërndanë paqësisht. Por qytetaria duket se mbeti nën frikën e 2 500 policëve, pasi në qytetet e tjera tifozët treguan një tjetër anë të sjelljes.

Fotoja e mësipërme është bërë mbrëmë në qytetin e Fierit, ku tifozët e zhgënjyer nga humbja shkatërruan tavolina e karrige në disa lokale. Edhe në Tiranë tifozët e zemëruar nga humbja bllokuan urën në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe hodhën fishekzjarre, duke krijuar një situatë të nderë, shumë larg qytetarisë së sforcuar. Por raportohet se në shumë qytete e lokale është bërë nami nga inati i tifozëve duke thyer lokale e karrike e çfarë gjetur përpara.

SHKARKO APP