Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën e studentëve

Protesta e studentëve është raportuar edhe në mediat e huaja.
Washington post, New York Times, Associated Press dhe mediat rajonale kanë pasqyruar protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

New York Times shkruan për vendosmërinë e studentëve për të vijuar protestën e tyre derisa kërkesat e tyre të përmbushen dhe se qeveria u dorëzua ndaj kërkesës së tyre të parë duke hequr pagesën për provimet e përsëritura.

Washington Post gjithashtu ka shkruar për protestën e studentëve duke shtuar se përveç uljes së tarifave studentët kërkojnë edhe përmirësim të kushteve në konvikte dhe përfaqësim në organet vendimmarrëse të universiteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Associated Press ka shkruar për protestën, bojkotin e mësimit, kërkesat e studentëve dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar derisa kërkesat e tyre të mbështeten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?