Ja cili është parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 4 gusht 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash deri mesatare kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje e juglindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 Diell re
Kukës 13/32 Diell re shi
Lezhë 17/34 Diell re
Dibër 15/34 Diell re shi
Durrës 22/38 Diell
Tiranë 23/37 Diell pak re
Elbasan 21/40 Diell pak re
Berat 15/38 Diell re shi
Vlorë 22/37 Diell re shi
Korcë 17/35 Diell re shi
Gjirokastër 16/39 Diell re shi
Sarandë 21/35 Diell pak re

                                                            

SHKARKO APP