Ja cili është parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 4 gusht 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash deri mesatare kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje e juglindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/34 | Diell re |
Kukës | 13/32 | Diell re shi |
Lezhë | 17/34 | Diell re |
Dibër | 15/34 | Diell re shi |
Durrës | 22/38 | Diell |
Tiranë | 23/37 | Diell pak re |
Elbasan | 21/40 | Diell pak re |
Berat | 15/38 | Diell re shi |
Vlorë | 22/37 | Diell re shi |
Korcë | 17/35 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/39 | Diell re shi |
Sarandë | 21/35 | Diell pak re |