”Ja dolëm”, zv.ambasadorja amerikane takohet me Gjonaj

Në prag të ngritjes së dy institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë është diskutuar pikërisht për ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Twitter, zv/ambasada Amerikane shprehet se pret me padurim ngritjen e këtyre institucione të rëndësishme, në mënyrë që shqiptarët në fund të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë.

Në të njëjtin rrjet ka reaguar edhe ministrja Gjonaj, e cila falenderuar partnerët për mbështetjen e dhënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ju jam mirënjohëse partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që ja arritëm ditës së madhe të ngritjes të institucioneve te qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Në dy ditët e ardhshme fjalën e kanë gjyqtarët dhe prokurorët për të treguar integritetin e tyre në përzgjedhjen e më të mirëve”, shkruan ministrja Gjonaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ vjen pas përfundimit të procesit të vettingut për listën prioritare të gjykatësve dhe prokurorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?