Ja fotot e aksidentit në Rumani të diplomatit shqiptar të Interpolit

Zyrtari shqiptar Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune humbën jetën sot në një aksident tragjik.

Mediat rumune kanë publikuar foto dhe detaje të aksidentit në krahinën Mureş në rrugën kombëtare 15, ndërmjet Brnukovenës dhe Susenit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe sipas mediave vendase nga aksidenti fatal humbën jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur. Dervina ka qenë në një automjet tip Opel me targa diplomatike bashkë me bashkëshorten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrethana ende të panjohura një kamion dhe 2 automjete janw përplasur. Kamioni është përmbysur ndërsa automjetet kanë dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, mjetet zjarrfikëse dhe një helikopter për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit që kishin mbetur të bllokuar. ©LAPSI.al

 1262047812

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?