Ja kush është shqiptari që humbi jetën në tërmetin në Itali
Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e tërmetit 6.2 ballësh në qendër të Italisë. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se si pasojë e termetit katastrofal në shtetin fqinj, Itali, ka humbur jetën një shtetas shqiptar.
Ai është gjetur i pajetë nën rrënoja nga skuadrat e shpëtimit. Shtetasi shqiptar quhet, Erion Toro, babai i dy fëmijëve. Mësohet se ai është nga fshati Kurjan i Roskovecit. Toro kishte 15 vjet që jetonte si emigrant bashkë me familjen e tij në Itali. Ndërsa numri i të plagosurve shqiptarë ka mbërritur në shtatë./Opinion.al/
KOHA JONË SONDAZH

