Ja kush janë 5 universitetet më të mira në Shqipëri

Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë­mujorin e parë të vitit 2015.

Në këtë renditje, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare.

Kështu, Universiteti i Tiranës është renditur i pari në Shqipëri dhe i 6197-­ti në botë, i pasuar nga Universiteti "Epoka", i cili është një universitet privat, vazhdimësi e kolegjeve turke në Shqipëri, që renditet i dyti në Shqipëri dhe 6345­-ti në botë. Më pas renditen dy univesitete tjera publike, Universiteti Politeknik i Tiranës në vendin e 7464, dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës në vendin e 10988. I pesti në rënditjen për Shqipërinë është sërish një universitet privat. Universiteti "Hëna e Plotë -­ Bedër" është renditur i pesti në Shqipëri dhe i 11052 në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja linku i renditjes së plotë:  webometrics.info/en/Europe/Albania

Swiss Digital Mobile Reklama

Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?