Ja lista e ministrave të Ramës drejtuar Presidentit

Pas ndryshmit të emrit të Ministrisë së Jashtme në Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar edhe emrin e një tjetër ministrie.

Është pikërisht ministria që do të drejtohet nga Arben Ahmetaj. Kur prezantoi emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se ministria e drejtuar prej tij do të quhej Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës.

Por, në shkresën që ai ka depozituar në Presidencë, për dekretimin e qeverisë së re, del se ministria e drejtuar prej Ahmetajt do të quhet: Ministria e Financave Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, pas kritikave për të dyja rastet, kreu i qeverisë i ka shtuar “Europën” Ditmir Bushatit dhe i ka hequr “Punën”, Arben Ahmetajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkresa dërguar Metës

Z.Ilir Meta President i Republikës

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.

Zoti President,

Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të

Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe

propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

Z. Edi Rama- Kryeministër

Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;

Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;

Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm

Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;

Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;

Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;

Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?