Ja marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri
Të premten në Prishtinë mbahet takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, dhe fillon në orën 11:00. Në këtë takim pritet të shqyrtohen disa marrëveshje. Në këtë mbledhje do të diskutohen shtatë marrëveshje.
Ja marrëveshjet:
-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore
-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik
-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese
-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë
-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë
Kjo mbledhje e cila mbahet të premten në Prishtinë, do të jetë e treta me radhë e këtij lloji, pas dy të parave të mbajtura fillimisht në Prizren, dhe më pas në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

