Ja ndryshimet kryesore në Parlamentin Europian…

Nga Kastriot Islami

Konservatorët (PPE) dhe Socialdemokratet (S&D) nuk do të mund të kenë më shumicën në PE, të cilën e zotëronin në periudhën 2014-2019 me 403 mandateve ose rreth 53,6 përqind të vëndeve në PE. Atyre për të pasur mbi 50 përqind të 751 mandateve të PE, pra më shumë se 376 mandate, do tju duhet të merren vesh ose me Ekologjistët (77 mandate) ose me Centristet e Liberalët(109 mandate) ose me të dy grupimet së bashku. Ndërkohë, nëse forcat euroskeptike (Djathta nacionaliste dhe Ekstremi i Djathtë) do të bashkoheshin do të mund të siguronin 156 mandate duke arritur të jenë grupi i dytë më i madh, pas PPE në PE. PPE është rrudhur por mbetet grupimi më i madh në PE. Ndërkohë që rrudhjen më të madhe prej 25.7 përqind e kanë pësuar Socialdemokratët, të cilët janë shndërruar nga grupimi i dytë politik në grupimin e tretë në PE duke ja lënë vëndin e dytë grupimit të së Djathtës Nacionaliste plus Ekstremit të Djathtë e cilë është shndërruar në grupimin e dytë më të madh në PE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet kryesore në 2014

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 2014 forca më e madhe në PE ishte PPE (217 mandate), kurse forca e dytë Socialdemokratët (186). Ndërkohë që bashkimi i të Djathtës nacionaliste (116) me Ekstremin e Djathtë (37) nuk arritën të kenë më shumë se 153 mandate duke u rënditur si grupi i tretë më i madh në PE. Ndërkohë PPE dhe Socialdemokratët së bashku kishin 403 mandate dhe zotëronin shumicën në PE të përbërë nga 751 eurodeputetë, ose 53,7 % të vëndeve në PE. Kjo situatë ka ndryshuar në 2019.

Ndryshimet kryesorë në zgjedhjet e 2019

Në zgjedhjet e 27 majit 2019 për PE situata ka ndryshuar duke “rrudhur” më shumë konservatorët dhe socialdemokratët dhe duke ju dhënë mundësi forcave të reja të së djathtës të rriten duke i shndërruar në grupimin e dytë më të madh në PE. Konkretisht Konservatorët e PPE mbeten grupi më i madh në PPE me 175 mandate duke u rrudhur me 42 mandate. Ndërkohë që Socialdemokratët shndërrohen në grupin e tretë më të madh me 148 mandate duke u rrudhur me 38 mandate. Kurse grupimi i se Djathtës Nacionaliste me Ekstremin e Djathtë do të siguronin 156 mandate duke mundur të jenë grupi i tretë më i madh në PE. Po ashtu PPE plus S&D s’do të mund të zotëronin më  së bashku maxhorancën në PE prej 751 eurodeputetë. Atyre do tju duhet të bashkëpunojnë ose me Centristët e Liveralët ose me Ekologjistët ose me të dy së bashku. Është hera e parë që koalicioni PPE plus S&D ka vetëm 323 mandate nga 751 vënde që ka PE ose thënë ndryshe ku koalicion zotëron vetëm 43 % të vëndeve në PE.

Disa përfundime nga krahasimi i PE të 2019 me atë të 2014

Dy grupime janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, Liberalët (me 41 mandate krahasuar me 2014) dhe Ekologjistët(me 25 mandate krahasuar me 2014). Konsevatorët e PPE janë rrudhur me 42 mandate, nga 217 mandate në 2014 në 175 në 2019, ose me 24 përqind, por duke mbetur edhe në 2019 grupimi më i madh politik në PE. Socialdemokratët janë rrudhur me 38 mandate, nga 186 mandate në 2014 në 148 mandate në 2019, ose me 25,7 përqind, duke u ulur në rënditje nga grupimi i dytë në 2014 në grupimin e tretë në 2019. Liberalët janë rritur me 41 mandate, nga 68 mandate në 2014 në 109 mandate ne 2019 ose me rreth 63 përqind. Rritjen më të madhe në përqindje e kanë pasur Ekologjistët, të cilët kanë 25 mandate më shumë, nga 52 mandate në 2014 në 77 mandate në 2019 ose kanë siguruar një rritje prej 67,5 përqind.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?