Ja përse godina që propozohet për teatër nuk është e përshtatshme [VIDEO]

Mbi 70 artistë, emra të karrierës në teatër dhe kinema i kërkuan Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro një takim urgjent për të diskutuar mbi dy çështje që ata i quajnë jetike, zhvendosjen e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale “Turbina” si  dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën.

Dy nga propozimet e hedhura nga aktorët dhe regjisorët janë protestat, deri në pezullimin e shfaqjeve nëse Ministria nuk tërhiqet nga dy nismat.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, regjisori Kastriot Çipa, u shpreh se godina e cila propozohet për teatër nuk është e përshtatshme sepse infrastruktura e saj lë shumë për të dëshiruar.

Ai u shpreh se “Turbina” është akoma një ish-kapanon, i cili nuk ka kushtet e duhura për të kryer aktivitetin e përshtatshëm teatror.

“Teatrit Kombëtar i kërkohet të shkojë në një sallë e cila akoma nuk ka mbaruar. Që e quajnë herë skena e re alternative, herë skena e re e Tiranës, herë Turbina. Që është një ish-kapanon i institutit të Hidrometeorologjisë, ku beheshin testimet e digave”, u shpreh Kastriot Çipi.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1735646429827391/

SHKARKO APP