Ja prova që Tahiri dorëzoi te Krimet e Rënda
“Nuk kam frikë”, tha ish-ministri Saimir Tahiri, pasi dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re, deçizive siç e quan ai për procesin ndaj tij. “Dorëzova një provë që e quaj decizive për procesin. Kam mbi 1 vit që dëgjoj dhe kam heshtur. Prisni edhe pak”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm, i cili disa ditë më parë anulloi edhe konferecën për shtyp.
I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka shuar një kureshtje të madhe rreth çështjes Tahiri, pasi ish-ministri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të fortë në favor të tij por pa dhënë detaje rreth saj.
I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha zbuloi se Tahiri ka dorëzuar sot në Prokurori, vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila e shpall të pafajshëm ish-ministrin në çështjen “Habilaj”. “Më 27 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Katanias ka nisur hetim më vete ndaj Tahirit. Ndërsa më 10 tetor të këtij viti ai është shpallur i pafajshëm nga kjo Gjykatë”, u shpreh Artan Hoxha, duke zbuluar se është pikërisht ky vendim që studioja ligjore e Saimir Tahirit në Italia ka siguruar për ish-ministrin.
Ky vendim i Gjykatës së Katanias, për Artan Hoxhën nuk mbyll hetimet në Tiranë, por është një provë e fortë në favor të tij. “Tahiri ka dorëzuar këtë vendim sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nuk mbyll hetimet, por është një provë e fortë për të”, u shpreh Artan Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

