“Ja pse u shkarkua Damian Gjiknuri nga sekretar i Përgjithshëm i PS”

Mbremë ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj dha një intervistë të gjatë dhe të bujshme të Çim Peka ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, por jo vetëm.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe pse u shkarkua Damian Gjiknuri nga sekretar i përgjithshëm i PS prej Edi Ramës.

Ai tha mes të tjerave se “a e dini pse u shkarkua papritur Damian Gjiknuri nga sekretar i përgjithshëm i PS?”. Dhe ish-zv/kryeministri i PS sqaroi që “se Gjiknuri i tha Ramës se kjo që po bëhet ndaj Arben Ahmetajt më duket e padrejtë. Dhe shkarkoi Damianin!’.

Ndërkohë Damian Gjiknuri nuk ka pranuar të sqarojë asgjë për mediat, pas asaj që tha Arben Ahmetaj.

SHKARKO APP