Ja pseudonimet e drejtuesve të udhëheqjes komuniste

 

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se kishin më shumë se 5 pseudonime. Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre? "Opinion" ka botuar disa prej tyre.

Dushan Mugosha kKishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë. Liri Gega kKishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte. Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks, por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen. Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish­diktatorit Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.

Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist, por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:

Enver Hoxha – ­Ivan; Malo; Mali; Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.

Nexhmije Xhuglini­ – Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

Mehmet Shehu­- Misha; Mjekra; Vjosa

Fiqirete Shehu (Sanxhaktari)­ – Qorja

Hysni Kapo­ – Besniku

Nako Spiru – ­Deti

Qemal Stafa – ­Brutus; Petriti

Shefqet Musaraj- ­Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

Shefqet Peçi­- Tërmeti

Vojo Kushi­ – Tarzani

Zaho Koka- ­Druvari; Vetëtima

Ramize Gjebrea – ­Besa; Interesantja 

Rrahman Parllaku – ­Hallvaxhiu; Krajli; Sheqerxhi

Spiro Moisiu­- Majori

Manush Myftiu­- Heqimi;Gjethja; Jysja

Naxhie Dume – ­Furtuna

Liri Gega­- Muzhiku;Tefta; Harbutja

Gogo Nushi­- Hyseni

Hito Çako­ – Bariu; Çobani; Shushica

Bedri Spahiu­- Gjuetari dhe Kaçatori

Bilbil Klosi­- Bilo

Dilaver Poçi­- Çakalli

Ethem Gjinushi­- Goliku

Kahreman Ylli­- Bariu

Kiço Ngjela­- Kila

Kristo Frashëri­- Shkëmbi

Llazar Siliqi­ – Grethi;Shoku; Hylli; I riu; Shpendi

Petro Marko- ­Demo Koti

Spiro Çomora­- Himarioti

Sterjo Spasse­- Skënder Pirro  

SHKARKO APP