Ja rregullat e policisë për të hyrë në stadium në ndeshjen Shqipëri-Serbi

 

 

Rregulla të rrepta për ndeshjen mes Shqiperisë dhe Serbisë. Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.  Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të cfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  cfarëdolloji)

Në të kundert nuk  do të lejohen   të  futen  në stadium.

Bllokohet lëvizja 

Në   orën  08:00,    të  datës    08.10.2015,  do  të  bllokohen  disa segmente  rrugore si dhe  do   të  ndalohet   qarkullimi i  mjeteve në  këto  akse  rrugore:

Bulevardi “Qemal Stafa”  që   fillon  nga  Posta  deri  në  dalje  të  unazës  për  në  Librazhd

Bulevardi “Aqif   Pasha”,  që  fillon  nga  1 Maji  deri  tek  ish-konservimi  i   vjetër

Nga ish-konservimi  i vjetër  deri   tek   Harullajt

Nuk   do  të  lejohet  parkimi  i  mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë

Nuk do  të  lejohet    lëvizja    dhe  parkimi  I  mjeteve  në   dy  Bulevardët  Kryesorë

SHKARKO APP