Ja rregullat e reja për qarkullimin në fundjavë, Rama: Ta kaloni sa më qetë!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si javën e kaluar.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” shkruan Rama në Facebook.

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërsa të dielën të gjitha mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, me përjashtim të atyre që do shkojnë në punë dhe me autorizim. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?