Ja rrugët që bllokohen sot nga policia

 

 

Gjithçka nën kontrollin e policisë sot. Tuneli i Krrabës do të bllokohet në orën 12 të ditës së sotmë. Të gjithë tifozët që do të shkojnë në Elbasan Arena, duhet të kalojnë para mesditës, përndryshe do të duhet të udhëtojnë nga Durrësi.

Ndërkohë një pjesë e mirë e rrugëve janë bllokuar edhe në Elbasan. Nga ora 08;00janë bllokuar disa nga rrugët kryesore në qytet, më konkretisht:

* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish­konservimi i vjetër

* Nga ish­konservimi i vjetër deri tek Harullajt

* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë

stadiumit.

* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardet Kryesorë

SHKARKO APP