Ja sa do të paguhet për “Rrugën e Kombit”
Ministria e Transportit e Shqipërisë ka mbyllur aplikimet për marrjen në koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, në tenderin e së cilës kanë ofertuar kompanitë “Vendeka-Bilgi” dhe “Catalys and Salillari”.
Sipas Ministrisë së Transportit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës është 8 milionë euro në vit dhe dhënia me koncesion është formula më e mirë që këto para të mos rëndojnë taksapaguesit.
Tenderët e deritanishëm për mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës kanë dështuar për shkak të ofertave jo të kënaqshme, raporton Top Channel.
Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë.Ndryshe, hapja dhe vlerësimi i ofertave të kompanive do të bëhet në ditët në vazhdim.
KOHA JONË SONDAZH

