Ja sa vite burg rrezikon Shukri Xhelili

Skandali seksual i transmetuar nga Oraneës mund t’i kushtojë shtrenjtë Shukri Xhelilit.

Ish-kryebashkiaku e ka paguar tashmë këtë skandal me humbjen e vendit të punës, por nëse shpallet fajtor për tre akuzat e ngritura, ai mund të rrezikojë 12 deri në 18 vite burg.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë Dibër, ndaj tij Xhelilit janë ngritur akuzat për marrëdhënie seksuale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuza e parë është ajo për marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza tjetër është ajo e shpërdorimit të detyrës ku sipas nenit 248 të kodit penal “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Ndërsa akuza e tretë ndaj ish Kryebashkiakut të Peshkopisë është ajo e korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi I parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?